“Protesta tregoi që dështoi projekti i Ramës për shkatërrimin e opozitës”

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 20:26 | Politikë
“Protesta tregoi që dështoi projekti i Ramës për

Revoltë ndaj qeverisë dhe besim ndaj atyre që e thirrën protestën. Këto ishin mesazhet e protestës së 12 nëntorit, u shpreh Aldo Bumçi në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN. Sipas Bumçit, protesta tregoi se dështoi projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës, ndërsa theksoi se protestat do të vijojnë.

“Protesta tregues i revoltës  e pakënaqësisë ndaj tyre që qeverisin, një situatë jo e zakonshme që i bën njerëzit të dalin nga rutina dhe të angazhohen në sheshe për të qenë të dukshëm. Kjo ndër protesta më të mëdha në 30 vjet, tregues i qartë revolte popullore ndaj qeverisjes së Ramës. Protestën nuk e thirri shoqëria civile, kur e thërret një front opozitar atëherë kjo është mesazh besimi për ata që e thirrën. Është mesazhi më shpresëdhënës që shqiptarët japin.  Projekti për shkatërrimin e opozitës ka qenë i vërtetë dhe ai projekt nuk u realizua. Ka qenë projekti për ta zëvendësuar me një opozitë në letër dhe në këtë vend të kesh një protestë të këtyre përmasave tregon që pakënaqësia është në nivelet e vlimit. Kjo shoqëri nuk mund të pranojë një sulltan që e trajton vendin si çifligun e tij. Organizim për zgjedhjet dhe protestë e aksione të pandara për largimin e Ramës. Rama kishte një projekt të shkatërronte opozitën vjet si Vuçiç në Serbi që e ka thërrmuar e ka kthyer në forcë pa alternativë. Këtë donte të arrinte Rama dhe dështoi.”.

I pyetur nëse protesta ishte edhe kundër Alibeajt, Bumçi u përgjigj se çështja në gjykatë ndikohet vetëm nga Rama dhe jo nga kreu i grupit demokrat.

“Kjo është çështje e tejkaluar. Nuk ka njeri që nuk e di se ku janë demokratët e kush i përfaqëson ata. Nuk ekziston një paqartësi e tillë. Nuk ka betejë me Alibeajn. Çështja në gjykatë Alibeaj nuk ka fuqi të ndikojë në gjykatë, çështja në gjykatë ndikohet vetëm nga Rama, jo nga Alibeaj. Beteja është me Ramën. Rama ka menduar të paimagjinueshmen të kontrollojë e kapë opozitën po nuk ia arriti dhe po mundohet me gjykatë. Siç dështoi këtë vit Rama nuk do të qëndrojë një ditë të vetme nëse prek votën”.

Për Neshon, protesta tregoi që opozita dhe populli janë mazhorancë dhe opozita është e aftë të mbrojë votën.

“Revolta popullore kërkon zgjidhjen e problematikës që ka kapur vendin që po vuan nga kapja e shtetit. Sot shqiptari proteston kudo ku është, ndihet një shqetësim që kërkohet që Shqipëria të ndryshojë. Protestë madhështore që trego se opozita dhe populli është një mazhorancë dhe ne jemi të aftë të mbrojmë votën, mendojmë që do të vijmë në pushtet me të gjithë programet e opozitës për ta vënë popullin në qeverisjen e vendit. Ne besojmë që PD ka krijuar një organizim tepër të madh. Ka fluks pjesëmarrjes edhe qytetarë nga zona gri. Ne besojmë te populli, ne ndjejmë ndryshimin. Populli e ka treguar edhe në 7 korrik e 2 mars”.

Por edhe pse protesta, sipas analistit Ben Andoni tregoi që ka frymë opozitare, problem mbeten figurat e Berishës dhe Metës për Shqipërinë e së ardhmes.

“Akt i mirë që protesta pati pjesëmarrje. Opozita e plotësoi qëllimin e saj që tregoi që ka frymë opozitare. Problemi fillon pas orës 16:00. Njerëzit kanë nevojë që përpos komenteve e konstatimeve që Rama ti jep me bollëk duan të shohin Shqipërinë e së ardhmes nën drejtimin e PD e aleatëve të saj. Figura e Berishës dhe Metës paraqet problem, por Berisha tregoi që ka fuqinë kryesore në PD dhe mobilizon njerëz. Njerëzit presin që opozita të japë identikitet në qeverinë lokale e pastaj në zgjedhjet e përgjithshme si do jetë Shqipëria e së ardhmes”.

Sipas Andonit në primare duhet të kishte numër të kufizuar kandidatësh që resurset të kanalizoheshin për kandidatura potente.

“Nëse PD fiton Tiranën është fituese e zgjedhjeve. PD të zgjidhë fillimisht problemin e brendshëm. Pamundësia për ta bërë bashkë PD peshon shumë në elektorat”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/13/opozita-ne-proteste-berisha-cel-fushaten-nderkombetaret-te-mos-mbeshtesin-ramen/
https://a2news.com/2022/11/14/protesta-e-opozites-berisha-nuk-do-te-ndalemi-deri-ne-largimin-e-regjimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos