Protestat antiraciste edhe në Itali, përdhoset statuja e gazetarit të njohur që përshkroi Shqipërinë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 18:11 | Bota

Vala e protestave të forta antiraciste dhe që kulmon në shkatërrimin e simboleve që gjykohen si homazh i personazheve raciste ka përfshirë edhe Italinë.

Bëhet fjalë për një nga personalitetet më të njohura të shekullit të kaluar, gazetarin Indro Montanelli, statuja e të cilit është vandalizuar dje në Milano.

https://www.youtube.com/watch?v=DEtmu4dbnd0

Statuja e bronztë është spërkatur me ngjyrë të kuqe, ndërkohë që janë shkruar akuza si “racist” dhe “përdhunues”. Gjesti, fillimisht anonim, është marrë përsipër nga një grup studentor i qytetit verior, si solidaritet me lëvizjen Black Lives Matter që është shpërndarë në SHBA dhe Europë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.   

Statuja e Montanellit gjatë pastrimit

Indro Montanelli është një figurë qendrore e gazetarisë italiane, dhe jo vetëm. Reportazhet e tij nga Afrika dhe zonat e luftës gjatë konfliktit të dytë botëror për gazetën Corriere della Sera, janë disa nga majat e gazetarisë ndërkombëtare, që e ka vlerësuar si një prej 50 figurave më të rëndësishme të saj. Gazetari ka lënë edhe përshkrimet e detajuara të Shqipërisë  në vitet ’30, ku majat i arrin në romanin “Shqipëri, një dhe një mijë”.

https://a2news.com/2020/06/08/protestat-antiraciste-perqendrohen-tek-simbolet-rrezohet-statuja-historike/

Thellësisht antikomunist, gazetari është akuzuar për një simpati për regjimin fashist të kohës, si dhe për disa fjali të kohës që gjykohen raciste, si dhe për martesën e tij në Etiopi me një të mitur, kur ishte ushtar.

"Shqipëri, një dhe një mijë", romani ku Montanelli përshkruan Shqipërinë

Gazeta që e bëri të famshëm, Corriere della Sera, doli sot me një editorial ku mbron gazetarin e zhdukur në 2001 duke shkruar se “ata që akuzojnë për racizëm një person që si stil jete ka pasur antikonformizmin, lirinë e shprehjes dhe opozitën ndaj pushtetit, do të thotë mos ta njohësh aspak. Montanelli ka qenë një simbol i shekullit të kaluar, një monument i gazetarisë. Historia e vajzës etiopase dhe e ushtarit ka qenë diçka e gabuar, por e ndodhur 90 vite më parë, në kontekstin e një lufte koloniale dhe një tradite lokale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos