Inter fiton miqësoren ndaj Monaco, i "padëshiruari" Asllani luan 13 minuta

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 22:22 | Futboll

Inter fiton miqësoren ndaj Monaco, i "padëshiruari" Asllani

Interi fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Monaco, në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Francezët kaluan të parët në avantazh në minutën e dytë, ndërkohë që zikaltërit mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 36, pas daljes me karton të kuq të turkut Calhanoglu. 

Pavarësisht kësaj, skuadra e Cristian Chivu arriti të shënonte dy gola duke përmbysur rezultatin. Fillimisht ishte kapiteni Lautaro Martinez i cili vendosi baraspeshën, ndërkohë për golin e fitores mendoi sulmuesi Boni, i cili debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën zikaltër, shkruan A2.

Sa i përket të "padëshiruarit" Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar luajti 13 minutat e fundit të ndeshjes. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos