Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”.
Sipas policisë, i riu është jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj. (A2 Televizion)