Dy të lënduar me mjet prerës janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve paraprake të A2 CNN, një i lënduar është një 28-vjeçar nga Fieri dhe tjetri nga Patosi.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e konfliktit. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse dy të lënduarit kanë lidhje me të njëjtin sherr.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e situatës, ndërsa spitali është blinduar me policë. (A2 Televizion)