
Mbrëmjen e djeshme pati protesta të ashpra në Napoli kundër karantinës së njoftuar nga Kreu i Rajonit, Vincenzo De Luca, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Gjatë protestave pati përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Në një video të publikuar në internet, një grup personash sulmon një gazetar të Sky, i cili po bënte një lidhje direkte me studion. (A2 Televizion)