PSG mposht Reims dhe kalon në finalen e Kupës së Francës

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 08:26 | Futboll
PSG mposht Reims dhe kalon në finalen e Kupës së Francës

Asnjë surprizë në Kupën e Francës, në takimin gjysmëfinal mes Reims dhe PSG.

Kampionët e vendit prenë biletën e finales së këtij edicioni pas fitores së lehtë 3-0 ndaj rivalëve në transfertë.

Në fushë nuk munguan yjet, megjithatë topi në rrjetë u dërgua nga Marquinhos, Kouasse dhe nga autogoli i vendasve nëpërmjet mbrojtësit Klomande.

Paris Saint Germain i bashkohet kështu Lionit në finalen e madhe të Kupës, që do të luhet më 4 prill, në stadiumin olimpik të Lionit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=eKtA1cd01v0

A2 CNN Livestream

Latest Videos