Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera vendosi të shpërndajë kabinetin qeveritar me qëllim për të krijuar një qeveri të re e cila do të implementojë të gjitha reformat sociale të kërkuara nga qindra mijëra protestues në ditët e fundit.
“I kam vendosur të gjithë ministrat e mi në dijeni për qëllimet që kam për të ndryshuar kabinetit për t’u përballur me kërkesat e qytetarëve”, deklaroi presidenti Pinera.
Më shumë se 1 milionë persona morën pjesë të premten në një manifestim paqësor në Santiago, ku kërkuan për drejtësi sociale. Presidenti Pinera reagoi menjëherë pas kësaj mbledhje qytetarë duke thënë se e dëgjoi zërin që erdhi prej tyre. “Jemi në një realitet të ri. Kili sot është ndryshe nga ai që ishte një javë më parë”, u shpreh presidenti.
Kreu i shtetit gjithashtu njoftoi se dhe gjendja e shtetrrethimit që ishte vendosur disa ditë më parë në qytete të ndryshme për shkak të protestave është tërhequr. (A2 Televizion)