
Drejtuesi i kamionit frigorifer ku kanë gjetur një vdekje të tmerrshme 8 gra dhe 31 burra pas hetimeve të forcave të rendit britanike akuzohet zyrtarisht për vrasje pa paramendim, trafik qeniesh njerëzore, si dhe pastrim parash.
Maurice Robinson, shoferi 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, ishte një nga katër të ndaluarit nga policia, ndërkohë që tre të tjerët mbeten ende nën hetim.
Trupat e 39 personave të pajetëu gjetën tre ditë më parë në një kontejner të ngarkuar në një kamion në Eseks, Angli, në një pikë ndalimi për të gjithë kamionët që shkojnë në jug të Anglisë e më pas kalojnë kanalin e La Manshit për të përfunduar në Europë. (A2 Televizion)