Protestat në të gjithë vendin, reagon Policia e Shtetit

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 20:13 | Aktualitet
Protestat në të gjithë vendin, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat pas protestave të zhvilluara ditën e sotme në shumë qytete të vendit, ndërkohë që në Tiranë protesta po vijon.

“Në disa qytete të vendit grupe  personash, kryesisht të rinj, janë konfrontuar me punonjësit e Policisë dhe në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve. Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të autometeve dhe qytetarëve. Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të  mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, lexohet në deklaratën e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/11/qeveria-ka-nxjerre-patronazhistet-dita-e-trete-e-protestes-para-kryeministrise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos