Aktivistë e qytetarë të shumtë marshuan sot në shenjë protestë kundër abuzimit ndaj fëmijëve.
Protesta e nxitur nga shoqëria civile pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga 5 persona në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.
Përmes këtij marshimi që nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi në disa rrugë të kryeqytetit ku mbanin në duar pankarta ku dënonin abuzimin me fëmijët.
“Mos ma vri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit. Me daulle e thirrje marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës. (A2 Televizion)