Protestë në Bulqizë, bllokohet kalimi te rruga e Arbrit

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 18:02 | Aktualitet

Qytetarët e Bulqizës kanë bllokuar një segment të rrugës së Arbrit, pranë mbikalimit që lidh “Lagjen e Re” dhe “Lagjen e Vjetër”.

Në protestat e mëparshme, banorët bllokuam “Qafën e Buallit”, si pika hyrëse në qytet duke pezulluar përkohësisht kalimin. Gjatë pasdites së kësaj të diele, protestuesit u kanë kërkuar shoferëve të fikin makinat në mënyrë simbolike për rritjen e çmimit të naftës.

Pa praninë e Policisë së Shtetit, për të krijuar korridor kalimi, drejtuesit e mjeteve u detyruan të hynin në rrugët që të çojnë në qytet, për të kaluar në anën tjetër të rrugës se Arbrit. Efektivët e Policisë Rrugore mbërritën më pas në zonë, në përpjekje për të lehtësuar kalimin e mjeteve. Sipas raportimeve nga terreni, është liruar një segment kalimi për mjetet ndërsa pjesa tjetër e rrugës vijon të jetë e bllokuar nga protestuesit, të cilët janë ulur në tokë duke mos iu bindur policisë.

Prej ditësh, në të gjithë Shqipërinë dhjetëra e qindra qytetarë mblidhen rreth orës 17:00 për të bllokuar në shenjë proteste rrugët kryesore, mbikalimet, nënkalimet apo edhe sheshet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos