Policia arrestoi 185 persona në qendër të Brukselit gjatë një proteste të organizuar nga grupi mjedisor “Extinction Rebelion”, i cili kësaj radhe kishte zgjedhur të mbante një demonstratë në panairin e makinave për të impaktit të madh që ka kjo industri në emetimin e karbonit
Protesta erdhi vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian prezantoi planin për financimin e projektit të saj “Marrëveshja e Gjelbër” që synon ta bëjë Bashkimin Evropian një zonë neutrale të emetimeve të CO2 deri në vitin 2050, pjesërisht përmes transformimit të industrisë së makinave.
Një anëtar dhe ish-zëdhënës i grupit, Christophe Meierhans, tha se “Extinction Rebellion” ka vënë në shënjestër industrinë e automobilave sepse ajo thotë shumë gënjeshtra për të shitur më shumë makina. (A2 Televizion)