
Vizita e kryeministrit në Shkodër për nisjen e vaksinimit kundër Covid-19, ka nxitur një formë proteste kryesisht nga banorët e zonës së Nënshkodrës, të cilët janë prej gati një muaj e gjysmë nën pushtetin e ujit. Të paktë në numër ata kanë shkruar pankarta, ku tentonin të tregonin realitetin ku ndodhen dhe mungesën e vëmendjes nga shteti.
“Edhe Shkodra është Shqipëri, boll me show, por ndihmo familjet në nevojë, dy muaj nën ujë asnjë ndihmë”, ishin disa nga sloganet e kësaj forme proteste.
Edhe pse protestuesit numëroheshin me gishtat e dorës, policia kishte marrë masat për mbarëvajtjen e aktivitetit të kryeministrit në qytetin e Shkodrës. (A2 Televizion)