
Gjykata e Vlorës konfirmon masat e arrestit me burg për 5 nga 6 të arrestuarit pas hetimit të pagëzuar si “Formulari”, i cili ka të bëjë me tjetërsimin e tokave në bregdet.
E arrestuara Vasilliko Mëhilli kaloi nga arresti në burg në atë të shtëpisë. Ndërkohë në të njëjtën seancë, Gjykata e Vlorës konfirmoi edhe masën e sigurisë arrest shtëpie për shkak të moshës e gjendjes shëndetësore edhe për ish-kryetarin e Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani.
Për të njëjtën dosje, pritet ditët në vijim të mbahen seancat për masat e sigurisë edhe për 17 persona të tjerë. Ata dyshohen që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet falsifikimit të formularëve dhe shpërdorimit të detyrës, kanë tjetërsuar disa dhjetëra hektarë tokë, kryesisht në bregdetin e Himarës. (A2 Televizion)