Momenti kur hajduti vjedh telefonin nga dyqani i bukës në Durrës

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 18:19 | Aktualitet
Momenti kur hajduti vjedh telefonin nga dyqani i bukës në Durrës

A2 CNN ka siguruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në një furrë buke në lagjen nr.12 të Durrësit, ku duket momenti kur një djalë i ri vjedh një celular, brenda në dyqan.

Nga kamerat e sigurisë është filmuar e gjithë ngjarja, ku shihet që hajduti me lehtësi e tërheq telefonin, i cili ndodhet në banak dhe më pas largohet, sapo shfaqet shitësja.

Personi, të cilit i është vjedhur telefoni, ka kërkuar që kushdo që e njeh këtë person të kontaktojë policinë, ndërkohë që ka bërë edhe denoncimin përkatës në komisariat.

Rastet e vjedhjeve janë të vazhdueshme në qytetin bregdetar. Jo më larg se një ditë më parë, policia e Durrësit njoftoi për prangosjen e 58-vjeçarit që bënte kërdinë në varrezat e qytetit, ku kishte vjedhur me dhjetëra vazo bronzi. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=YTdLdohPacQ&ab_channel=A2CNNAffiliate

A2 CNN Livestream

Latest Videos