Protestuesit djegin bazën e Kombëve të Bashkuara, i akuzojnë për mosreagim ndaj terroristëve

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 21:07 | Bota
Protestuesit djegin bazën e Kombëve të Bashkuara, i akuzojnë

Protestues të dhunshëm i vunë zjarrin një baze ushtarake të Kombeve të Bashkuara dhe bashkisë së Benit në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Dhjetëra qindra protestues shprehën indinjatën e tyre ndaj trupave të Kombeve të Bashkuara dhe atyre vendase se dështuan në parandalimin e një sulmi të militantëve islamikë. Gjatë ditës së diel, Forcat e Aleancës Demokratike vranë 8 civilë gjatë një sulmi në qytetin e Benit.

Kombet e Bashkuara dhe forcat ushtarake të Kongos kanë 18 mijë trupa dhe kanë pasur vështirësi në vendosjen e stabilitetit, sidomos në pjesën lindore të vendit.

ADF është një nga shumë grupet militante që operojnë në Kongo, një vend i pasur me minerale në kufi me Ugandën dhe Ruandën. Ky grup militantësh akuzohet për një seri aktesh të dhunshme dhe vrasje në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos