Protestuesit “pushtojnë” vilën e oligarkut rus në Londër

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 14:27 | Bota

Disa protestues kanë hyrë brenda vilës së një oligarku rus në Londër, i cili është sanksionuar nga qeveria britanike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Protestuesit kanë vendosur flamuj ukrainas në pronën e Oleg Deripaska, i cili njihet si aleat i Vladimir Putinit, si dhe kanë inkurajuar njerëzit që të bashkohen me ta në brendësi të pronës.

Nga ballkoni, njëri prej protestuesve u tha mediave se ata po bënin punën e qeverisë, duke e marrë pronën për ta vënë në shërbim të refugjatëve që po largohen nga shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/10/anulohet-shitja-e-viles-se-oligarkut-rus/

A2 CNN Livestream

Latest Videos