Protestuesja e dhunuar tregon për A2 se çfarë ndodhi më 9 Maj

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 13:54 | Aktualitet
Protestuesja e dhunuar tregon për A2 se çfarë ndodhi më 9

Zonja Ira Kurti, ekonomistja me pasaportë shqiptare e kanadeze, e cila doli të protestonte për një sërë kauzash si qytetare në fundjavë: ndryshimet në Kodin Penal për pandeminë, parregullsitë, këmbëngulja për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ajo nuk u kthye në shtëpi si qytetare, por përfundoi duke marrë shërbim mjekësor në spital dhe pyetje në komisariat.

E ftuar në “Ditari” në A2, Kurti theksoi se “ata persona që ushtruan dhunë ndaj meje, abuzuan me uniformën dhe detyrën e tyre”.

“Unë nuk jam rebele, jam e logjikshme. Një shtet mbahet nga ligji, jo nga forca. Kur hyn forca, muret e kështjellës kanë rënë. Ne kemi shumë dhunë në shoqërinë tonë, që në mënyrën se si flasim. Kjo nuk ishte protestë, por grumbullim për Ditën e Evropës. Neve nuk na u dha asnjë lloj lajmërimi paraprakisht”, theksoi aktivistja.

https://a2news.com/2020/05/09/proteste-ne-sheshin-skenderbej-ne-diten-e-evropes-perplasje-mes-policise-dhe-qytetareve/?foto=9

Kur ju vu në dukje se tubimet janë të ndaluara nga gjendja e fatkeqësisë natyrore deri në qershor, Kurti u shpreh: “Ata që e organizuan tubimin janë juristë dhe e njohin ligjin. Edhe në gjendje të jashtëzakonshme askush nuk mund të ndalojë grumbullimet përkujtimore ose fjalën e lirë. Për shembull, në datën 5 Maj u mblodhën njerëzit te Varrezat e Dëshmorëve. Por, duke qenë se kemi qenë kritikë ndaj qeverisë, u prodhua dhuna. Fjala jonë ishte armiqësore, sipas forcave policore, dhe prandaj kaluan në dhunë fizike”.

“Unë u arrestova sepse i dola policisë përpara kur po merrnin aktivistin që pastroi për dy javë malet tona”, shtoi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos