Prova me negociatat, integrimi, në maj Shqipëria do të bëjë ushtrime simuluese

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 16:36 | Politikë
Prova me negociatat, integrimi, në maj Shqipëria do të

Shqipëria ende nuk e ka një datë për tryezën ndërqeveritare për negociatat me Bashkimin Europian, por ka një datë se kur do të bëjë prova për takimet dypalëshe për kapitullin e gjyqësorit. 

Por si do të realizohen ushtrimet simuluese të takimeve dypalëshe? 

Kryenegociatori për aderimin e Shqipërisë në BE nënvizoi me forcë nevojën e një mirëkoordimini mes institucioneve në raportimin e punës së kryer nga secili për plotësimin e kushteve të kërkuara. 

Por jo çdo institucion i drejtësisë e ka këtë mundësi. 

Në dy tryezat e njëpasnjëshme të mbajtura të martën për përgatitjen e takimeve dypalëshe për kapitujt e gjyqësorit dhe kriterit politik u theksua rëndësia e angazhimit për procesin e integrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos