Bulqizë, 50 persona përfundojnë në spital nga uji i pijshëm

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 16:07 | Aktualitet
Bulqizë, 50 persona përfundojnë në spital nga uji i

Disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi. Burime nga bluzat e bardha pranë kësaj qendre shëndetësore thanë se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme, por me simptoma të njëjta, si të vjella e diarre.

Sipas të njëjtave burimeve, janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit, ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për të bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve u është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos