
Pas incidentit në një ceremoni diplomimi në Kolorado, ku u rrëzua në podium, Presidenti amerikan Joe Biden pati sërish një episod të pakëndshëm. Teksa po zbriste nga helikopteri në Shtëpinë e Bardhë, më 1 qershor, Biden përplasi kokën në tavan. Në video shihet edhe momenti kur piloti kthen kokën për t’u siguruar që presidenti nuk pësoi gjë dhe e shoqëron me sy derisa zbret shkallët. (A2 Televizion)