
Maturantët kanë kryer me sukses edhe provimin e gjuhës shqipe, teza e së cilës u publikua online gjatë kohës që kryhej testimi. Deri tani maturantët duken të kënaqur me mënyrën e hartimit të pyetjeve, të cilat janë kryer nga mësuesit e lëndëve përkatëse.
Ndërkohë që një ditë më parë nëpër rrjete sociale qarkulloi teza e sotme, ashtu siç ndodhi edhe një vit më parë.
“Nuk është e drejtë, që disa ta marrin përpara dhe disa jo”, protestojnë maturantët e intervistuar në shkollën “Petro Nini” në kryeqytet.
Provimi i radhës do të zhvillohet më datë 17 qershor për lëndën e matematikës. (A2 Televizion)