
Partia Socialiste do të mbledhë më 6 prill Asamblenë Kombëtare. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online dhe do të diskutohet për agjendën e Kongresit të Partisë, i cili do të mbahet më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.
Anëtarët e Asamblesë Socialiste do të njihen edhe me ndryshimet statutore që do të paraqiten dhe hidhen në votim në Kongres. (A2 Televizion)