GJKKO konfirmon kërkesën për arrestimin e Bllakos

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 11:34 | Politikë
GJKKO konfirmon kërkesën për arrestimin e Bllakos

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) konfirmon zyrtarisht që SPAK i ka dorëzuar kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako.

Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por subjekt i institucioneve ligjzbatuese. Ish-deputeti socialist dha dorëheqjen nga mandati i të zgjedhurit, duke i vetëhapur rrugë prangave të SPAK. Nëpërmjet një shkresë të dërguar me postë në adresë të Kuvendit, Bllako nënvizon se dorëzimin e mandatit e bën me vullnet të plotë dhe me bindje se në fund të procesit gjyqësor do të provojë pafajësinë nga akuzat e ngritura.

“Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia, integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt personal vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar t’i hap rrugën e pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”, shprehej Bllako. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/30/me-vullnet-te-plote-dorezoj-mandatin-e-deputetit-alqi-bllako-con-me-poste-kerkesen-ne-kuvend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos