PS fiton Bashkinë e Vorës

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 20:52 | Politikë
PS fiton Bashkinë e Vorës

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura këtë të diel.

Shera mori në total 7530 vota, duke u renditur i pari në garën me tre kandidatë. Lulzim Vrana, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mori 2589 vota, ndërsa Ymer Marku, i Partisë Demokratike mori vetëm 687 vota.

Renditja e kandidatëve në Bashkinë Vorë

Blerim Shera, PS, 7530 vota

Lulzim Vrana, Shtëpia e Lirisë, 2589 vota

Ymer Marku, PD, 687 vota

Sipas KQZ, 290 votues kanë zgjedhur opsionin për të mos votuar asnjë kandidat në Vorë. Rezultati i kësaj bashkie doli në kohë rekord, për shkak se votimi aty ishte elektronik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos