PS fiton në Njësinë 3, Veliaj: Mezi pres t’u shtrijmë dorën e bashkëpunimit kundërshtarëve

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 11:44 | Politikë
PS fiton në Njësinë 3, Veliaj: Mezi pres t’u shtrijmë

“Mezi pres t’u shtrijmë dorën e bashkëpunimit kundërshtarëve”. Është ky refreni që përsërit pas çdo dalje publike, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj, kur njofton për fitore të PS-së.

 Teksa njoftoi fitoren e Partisë Socialiste në Njësinë 3 në kryeqytet, ai falënderoi të gjithë, përfshirë dhe patronazhistë, dhe tha se mezi pret që të nisin punën.

“Fitore e Njësisë 3 në Tiranë. Falënderoj të gjithë komisionerë, numërues dhe patronazhues. Jam mirënjohës për angazhimin tuaj, mezi pres t’i kthehemi punës. Me kryeministrin sot pasdite në orën 18:00 do të jemi të gjithë bashkë dhe mezi pres që nga sot t’i shtrijmë dorën kundërshtarëve. Duke njohur Ildën dhe mirësinë që rrezaton ajo do jetë e para që do i shtrijë dorën e bashkëpunimit. Ta fillojmë që sot me mirësi e dashuri”. 

Edhe Klotilda Bushka falënderoi të gjithë ata që mbështetën modelin e Partisë Socialiste dhe premtoi mbështetje për çdo qytetar.

“Faleminderit që mbështetën modelin tonë të punës. E kemi dëshmuar çdo ditë, do t’i shërbejmë çdo banori të Tiranës dhe çdo qytetari kudo ku është”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos