Peleshi: Kemi siguruar 6 mandate, Korça zgjodhi modelin e duhur qeverisës

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 10:23 | Politikë
Peleshi: Kemi siguruar 6 mandate, Korça zgjodhi modelin e duhur

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi u shpreh entuziast për rezultatin në këtë qark kur numërimi është drejt fundit.

Ai theksoi se Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në Qarkun e Korçës, po ashtu si 4 vjet më parë.

“Fitorja 6 me 5 është shumë më e bukur se fitorja 6,4,1. Korça zgjodhi modelin e duhur të qeverisjes. Ne nuk jemi një parti që e shpall fitoren si ngadhënjim ndaj kundërshtarëve, e kundërta është e vërtetë”, u shpreh Peleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos