PS kërkesë Gjykatës së Tiranës: Të njihet si kryebashkiak i Vorës Agim Kajmaku

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 15:58 | Politikë
PS kërkesë Gjykatës së Tiranës: Të njihet si

Partia Socialiste i ka kërkuar këtë të premte Gjykatës së Tiranës të njohë Agim Kajmakun si kryebashkiak të Vorës. Kërkesa e PS është e firmosur nga Edi Rama.

Dy ditë më parë, Gjyakata e Tiarnës nuk e konfirmoi mandatin e Agim Kajmakut për të marrë postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pasi shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim të tillë.

Në vendimin e dhënë nga Gjykata që në datën 15 korrik, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Vendimi, sipas saj, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë.

https://a2news.com/2019/07/19/gjykata-e-durresit-verteton-mandatin-e-valbona-sakos/

Të njëjtën praktikë, PS ndoqi edhe për Durrësit. Mandati i Valbona Sakos nuk u konfirmua fillimisht nga Gjykata dhe pas kërkesës së PS dha një vendim tjetër, ku konfirmoi mandatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos