Vendimi i ri i Gjykatës Durrës për Sakon, Basha: Drejtësia private që ka vendosur Rama

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 14:49 | Politikë
Vendimi i ri i Gjykatës Durrës për Sakon, Basha: Drejtësia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas vendimit të ri të Gjykatës së Durrësit që vërtetoi mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e këtij qyteti, edhe pse një ditë më parë, po e njëjta Gjykatë, kishte refuzuar ta bënte këtë, madje duke e konsideruar procesin nul për shkak të parregullsive në regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike.

https://a2news.com/2019/07/19/gjykata-e-durresit-verteton-mandatin-e-valbona-sakos/

“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri. Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët. Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, shkruan Basha në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos