PS kërkon të vendosë të hënën për Ahmetajn, Bardhi: Boll e fshehët nga SPAK-u!

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 16:39 | Politikë
PS kërkon të vendosë të hënën për Ahmetajn,

Këshilli i Mandateve ka nisur mbledhjen e dytë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, me përfaqësuesit ligjor të ish-zv/kryeministrit që po parashtrojnë argumentet mbrojtëse.

Mbledhja e sotme vjen pas asaj të djeshme që zgjati për 4 orë dhe u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Këshilli i Mandateve nuk i dha një përgjigje Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa lajmi më i rëndësishëm që prodhoi kjo mbledhje ishte konfirmimi nga avokati Henrik Ligori, i largimit të ish-zv/kryeministrit jashtë Shqipërisë.

Sakaq, edhe mbledhja e sotme ka nisur me tension. PD ka kërkuar që në start, që raporti të shqyrtohet në seancën plenare të ditës së nesërme dhe t’i jepet sa më shpejt autorizimi organeve të drejtësisë.

Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni më shumë kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin, ndaj të veprojmë pa asnjë vonesë, ta shqyrtojmë e miratojmë nesër”, mësohet të jetë shprehur kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Por, anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve nuk janë dakord. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është shprehur se çështja duhet të shqyrtohet në seancën plenare të javës së ardhshme, që do të zhvillohet të hënën në orën 17:00.

Vendimi për këtë kërkesë të të majtëve do të merret në fund të mbledhjes, ndërsa një tjetër propozim prej tyre është që të premten në orën 12:00 të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e raportit.

Ndërkohë në fillim të fjalës së tyre avokatët e Ahmetaj kanë kërkuar 2 javë kohë para se të miratohet raporti në seancë. Teksa dje njoftuan se Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, sot avokatët janë shprehur se deputeti i PS mungon në mbledhje për arsye familjare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos