Merr mandatin pasuesi i Rrahman Rrajës në Durrës

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 12:47 | Politikë
Merr mandatin pasuesi i Rrahman Rrajës në Durrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin deputetit më të ri të Partisë Socialiste, Arkend Ballës, i cili hyn në Kuvend, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës.

I detyruar nga një ngjarje e dhunshme, ku u përfshinë familjarët e tij, Rrahman Rraja vendosi të dorëzojë mandatin në fundjavë dhe të kërkojë falje për atë që ka ndodhur.

Disa ditë më parë, djali dhe vëllai i ish-deputetit Rraja, së bashku me persona të tjerë, dhunuan 2 pjesëtarë të fisit Maja, në lidhje me një konflikt që kishte nisur për shkak të një guroreje, e cila sipas të dhunuarve kishte dëmtuar banesat e tyre.

Balla vjen nga bota akademike dhe mban pozicion drejtues në Administratën e Universitetit të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos