PS kryeson në 8 qarqe, mesazhi i Ramës: Po punove fort ia del! S'ka rrugë të shkurtra në jetë

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 08:10 | Politikë
PS kryeson në 8 qarqe, mesazhi i Ramës: Po punove fort ia del!

Partia Socialiste kryeson si forcë e parë në 8 qarqe të vendit, ndërkohë që janë numëruar mbi 90 % e kutive të votimit. Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, duke përcjellë mesazhin se: “Po punove fort ia del! S'ka rrugë të shkurtra në jetë”. Postimi shoqërohet edhe me një foto të basketbollistit Michael Jordan.

Deri më tani Partia Socialiste rezulton me 73 mandate, PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 vende në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Ndërsa LSI ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos