PS mbyll fushatën në Tiranë, Veliaj bën bilancin: Kemi bërë punë që dukeshin të pamundura

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 19:46 | Politikë
PS mbyll fushatën në Tiranë, Veliaj bën bilancin: Kemi

Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbyllur sot fushatën në Tiranë. Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj bëri një bilanc të punës së tij përgjatë këtyre 4 viteve, duke thënë se ia kanë dalë pavarësisht vështirësive të mëdha që ka kaluar qyteti, mes të cilave edhe pandemia dhe kundërshtisë së opozitës për shumicën e projekteve të mëdha.

“Sot fuqia jonë transformuese e ka ndryshuar Tiranën cep më cep. Sot Tirana ka prej asaj fatkeqësie që u kthye në një mundësi 40 shkolla të reja cep më cep nga më të bukurat sot në rajonin tonë. Sot Tirana ka çerdhe e kopshte për t’u pasur zili, sot Tirana ka transformuar hapësirat publike. Thoshin mos ma prek sheshin, lodrat, mos ma prek pazarin, mos ma prek kalanë, mos ma prek Astirin, mos ma prek Bulevardin, por çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në një vlerë për qytetin tonë dhe kthehet në një hapësirë ku të gjithë si të barabartë, ku të gjithë me aspiratat e ëndrrat tona e realizojmë në Tiranë. Këto katër vite së bashku me Edin dhe Partinë Socialiste kemi bërë gjëra që dukeshin të pamundura. Askush nuk e mendonte që Tirana një ditë do të ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot “Qyteti Evropian i Sportit”. Në dhjetor, kur Edi dhe qeveria jonë vendosën ta kthenin Tiranën kryeqytetin Evropian të Politikës, të ekonomisë, të diplomacisë, kur sollën të gjithë qeveritë e Evropës në Tiranën tonë, që deri dje ishte e fundit në Ballkan. Tirana jonë ishte qyteti më i lënë pas dore. Ishte injoruar, Tirana jonë ishte e pistë. E filloi Edi dhe skuadra e tij në 2000 transformimin e madh të Tiranës, me shumëfishimin e reformës territoriale. Arritëm që atë punë, atë mirësi, përkushtim që kishte Tirana urbane, sot ta ketë edhe Shëngjergji, edhe Zall Bastari, Krraba e Zall Herri, edhe Dajti, Ndroqi, Vaqarri, edhe Bërzhita, edhe Peza Kashari. Kjo është Tirona jonë e madhe dhe Tirona jonë e madhe do të shkojë vetëm përpara”, u shpreh Veliaj.

Në Parkun Olimpik, Veliaj kërkoi sërish votën në 14 maj për të vazhduar punët e mira, tha ai, e ndërsa nuk i kurseu edhe komentet për kundërshtarët. Ai bëri një paralelizëm me mënyrën e të bërit fushatë në këto zgjedhje nga socialistët krahasuar me sjelljen e opozitës. Veliaj theksoi se PS mbolli pemë, e ndërsa PD një gjuhë urrejtjeje.

Në këtë fushatë ku Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosën që të mbjellin pemë aty ku mbillej përçarje, vendosën të bashkonin njerëzit, aty ku fushata i ndante, vendosën që ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara, vetëm përpara”, deklaroi numri 1 i qytetit.

Votën e kërkoi jo vetëm për vete, pasi e sheh si të sigurt fitoren në Tiranë në këtë mandat të tretë, por edhe për Këshillin Bashkiak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos