
“Mungonte dakordësia e palëve në këtë proces. Procesi ishte shumë kritik dhe këto zgjedhje po ashtu. Ne nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi, pasi njëra nga palët nuk do ta pranonte”.
Ky ishte argumenti që dha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, dha në Absolut 4 për dështimin e realizimit të procesit të votimit në zgjedhjet e 25 prillit nga emigrantët.
Edhe pse ishte premtim prej vitesh nga të dyja palët, edhe këtë herë emigrantët nuk do të jenë në gjendje të hedhin votën e tyre në zgjedhje. (A2 Televizion)