Lajmi më u bujshëm i ditëve të fundit për sa i përket zbulimeve arkeologjike u bë zyrtarizimi i një qytetërimi të lashtë më shumë se 8 mijë vjeçar në Lin të Pogradecit. Në fakt, në këtë zonë ka vite që gërmohet, por pas gjetjeve të mbeturinave të ndonjë anije të lashtë 3 mijë vjeçare ky përbën lajm të madh shkencor. Lajm që do të sjellë në vëmendje ndoshta edhe rishkrimin e të vërtetave për pyetjen se ku ka filluar në fakt qytetërimi në Europë. Në rrjetet sociale, në fakt, njerëzit ishin entuziastë, por kishin edhe disa pyetje që lidhen me vërtetësinë apo me seriozitetin e datave. Për të gjitha këto foli në Ditarin e orës 23:00 në A2 CNN arkeologu Adrian Anastasi. (A2 Televizion)
Pse është kaq i rëndësishëm zbulimi në Lin të Pogradecit, flet arkeologu
