Rritja e çmimeve në fillim të këtij viti ka rikthyer pesimizmin e konsumatorëve dhe bizneseve. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të Treguesit të Besimit në Ekonomi për muajin janar. Industria, që po përballet me kosto të shtuara të lëndëve të para, energjisë elektrike dhe karburanteve udhëhoqi rënien, pasuar nga shërbimet dhe qytetarët. Por pse ka rënë besimi në ekonomi? Sipas ekspertit të ekonomisë, Majlind Lazimi, efekti zinxhir i rritjes së çmimeve do të pasqyrohej edhe në sjelljen e konsumatorëve. (A2 Televizion)
Pse ka rënë besimi në ekonomi? Eksperti Majlind Lazimi tregon pasojat
