Pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë? Sekretari Gjiknuri tregon arsyet

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 20:26 | Politikë
Pse u mbajtën “primaret” e PS në Vlorë? Sekretari

Gjatë Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli dhe për arsyet se përse në bashkinë e Vlorës, ndryshe nga bashkitë e tjera, u mbajt një proces zgjedhor brenda anëtarëve të PS për të zgjedhur kandidatin që do t’i përfaqësonte në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas numrit dy të socialistëve, në Vlorë, PS ka një dominancë absolute dhe për shkak të investimeve madhore që qeveria ka bërë në këtë bashki, vëmendja ishte tepër e madhe dhe po ashtu dhe interesi i qytetarëve.

“Vlora ka një karakteristikë ndryshe dhe unë e njoh mirë. Shumë njerëz dhe anëtarë të PS për shkak të dominancës absolute dhe investimeve serioze që ka bërë qeveria në këtë bashki, që e ka transformuar, e ka bërë interesin maksimale. Kështu që në pikëpamjen e përzgjedhjen është dashur elementi i mbështetjes lokale. Në Vlorë pati një ngushtim të garë. Fate Velaj kishte kohë që kishte nisur fushatën, por edhe zoti Ermal Dredha vinte si një diplomat që mund të sillte një dimension tjetër dhe garancinë për vijueshmërinë e punëve të mira aty. Vlora ka rezultatin më të thellë nga pikëpamja politike. Në zgjedhjet e fundit bashkia Vlorë ka rezultate të thella”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos