Një listë me vende myslimane ku bëjnë pjesë Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Arabia Saudite, Katari, Bahreini, Libani dhe Egjipti, kanë përjashtuar nga kinematë krejt papritur dhe në heshtje filmin e ri të SpiderMan.
Dyshimet janë se zhdukja pa shpjegime e SpiderMan është bërë për shkak të përfshirjes në film të një kornize me një poster transgjinor.
Filmi fitues i Oskarit të vitit 2018, u publikua në fillim të këtij muaji në SHBA u rendit në programet e kinemasë të këtyre vendeve javën e kaluar, por ai nuk do të shfaqet në ekrane.
Në faqen zyrtare në Twitter të Kinemasë Saudite, një deklaratë me një poster të filmit bashkangjitur tha se organizata nuk do të miratojë asnjë film që bie ndesh me rregulloret kombëtare të përmbajtjes mediatike dhe kompanitë e prodhimit të të cilit nuk angazhohen për zbatimin e ndryshimeve të kërkuara.
Filmi ka ngjallur debat në internet nëse personazhi Gwen Stacy është trans, dhe një skenë në një trailer tregon një shenjë në sfond që lexon "mbroni fëmijët trans".

Referenca për transgjinorët mund të ketë shkaktuar ofendim në vendet arabe ku shumica myslimane, të udhëhequra nga ligji islamik ose Sheriati, shpesh e konsiderojnë homoseksualitetin dhe identitetin transgjinor si mëkat dhe në kundërshtim me besimet e tyre fetare dhe normat shoqërore.
Ndërkohë, ‘Empire Entertainment’, distributori i Lindjes së Mesme për filmin e animuar nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment.
Në një incident të ngjashëm vitin e kaluar, Disney's Lightyear u ndalua në 13 vende me shumicë myslimane për paraqitjen e një skene me një puthje lezbike. (A2 Televizion)