
Ndonëse me mungesën e yjeve kryesore në ekip Paris Saint Germain ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen e radhës në kampionat përballë Angers.
Ndonëse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, ekipi nga kryeqyteti nuk mund të lejonte një humbje të dytë radhazi në Ligue 1 pas asaj nga Rennes.
Golat e Danilo dhe Mbappe në pjesën e dytë zhvlerësuan golin e Fulginit në pjesën e parë dhe i dhanë PSG 3 pikët e radhës, duke thelluar më tej diferencën me vendin e dytë. (A2 Televizion)