Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 15:31 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve. Në një njoftim për mediat, u publikuan edhe çmimet e reja tavan, që sipas bordit, vijnë si pasojë e ndryshmeve në bursë.

Çmimet e vendosura

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës, jo më shumë se 227 lekë/litri (ishte 232), ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës, jo më shumë se 210 lekë/litri (ishte 212), ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, të jetë 74 lekë/litri (nuk ka ndryshuar) dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur  133 lek/litër.

“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 10.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 957, - 4  nga data 1.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1023, - 40 nga data 1.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 118.03 ( -1.24 nga data 1.11.2022)”.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. “Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/19/fabrika-qe-do-te-prodhoje-karburantin-e-se-ardhmes/
https://a2news.com/2022/06/08/revolucioni-te-dera-pe-voton-per-ndalimin-e-shitjes-se-makinave-me-karburant/

A2 CNN Livestream

Latest Videos