Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 14:53 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur të rishikojë çmimet tavan për shitjen e karburanteve me pakicë dhe shumicë.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Sipas Bordit, referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, -76 nga data 02.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, -35 nga data 02.12..2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111.41 (-1.08 nga data 02.12.2022). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos