Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 15:43 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Për të dytën ditë radhazi, Bordi i Transparencës ka rishikuar (me ulje) çmimet tavan të karburanteve.

Çmimet e reja

Nafta: 169 lekë/litri me pakicë, 157 lekë/litri me shumicë

Benzina: 172 lekë/litri me pakicë, 161 lekë/litri me shumicë

Gazi: 62 lekë/litri me pakicë, 50 lekë/litri për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 04/05/2023

Sipas njoftimit, vendimi wshtw marrw referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.05.2023, ku rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data 02.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 101.18 (- 0.62 nga data 02.05.2023).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos