Pak minuta përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës që do të zhvillohet në Paris për eliminatoret e Euro 2020, trajnerët e dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare të lojtarëve që do të hedhin në fushë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka zgjedhur skemën 3-4-1-2 për këtë ndeshje. Në portë Strakosh, në mbrojtje Ismajli, Xhimshiti, Mavraj, në mesfushë Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, para tyre do jetë vendosur Bare dhe në sulm Uzuni me Balaj.
Nga ana tjetër trajneri francez Deschamps ka hedhur në fushë për këtë ndeshje Lloris, Pavard, Varane, Griezmann, Lemar, Giroud, Coman, Tolisso, Matuidi, Lenglet dhe Hernandez. (A2 Televizion)