Vitin e kaluar, Samsung Galaxy Note 10 Plus tërhoqi vëmendjen me dizajnin fantastik. Duke shikuar fotot më të reja jozyrtare që qarkullojnë në internet, edhe pasardhësi i tij do të jetë i jashtëzakonshëm.
Sipas “Pigtou”, ndryshimi më i madh është se Samsung Galaxy Note 20 Plus do të ketë një modul më të madh kamere në pjesën e tij të pasme në krahasim me Samsung Galaxy Note 10 Plus.
Ky modul i ngjan sistemit të kamerave të Samsung Galaxy S20 Ultra.
Gjithashtu, Note 20 Plus do të jetë pak më i madh sesa Note 10 Plus, por më i hollë (165mm i gjatë, 77,2mm i gjerë dhe 7,6mm i trashë).
Sipas “The Verge”, Samsung do ta prezantojë pajisjen e re në muajin gusht, në një event “online” për shkak të pandemisë koronavirus. (A2 Televizion)