Mediat britanike kanë publikuar disa foto të rralla historike të një prej zbulimeve më të mëdha arkeologjike, atë të varrit të faraonit egjiptian Tutankhamun.
Fotot e arkeologut, Howard Carter ndërsa është ulur pranë sarkofagut të faraonit tashmë mund të shihen nga publiku edhe me ngjyra.
Ato janë shkrepur në 28 tetor të vitit 1925 nga arkeologu tjetër Harry Burton, por në origjinalin bardhezi nuk mund të shfaqnin të gjithë ngjyrat dhe madhështinë e këtij zbulimi të rëndësishëm historik. (A2 Televizion)