Publikohet harta, vendet që do të goditen më ashpër nga i nxehti vitet e ardhshme

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 18:15 | Bota

Shkencëtarë nga Universiteti i Bristolit kanë paralajmëruar se miliona njerëz janë në rrezik pasi mund të përballen me një të nxehtë ekstrem gjatë këtij shekulli.

Afganistani, Papua Guinea e Re dhe Amerika Qendrore kryesojnë listën e vendeve më të rrezikuara.

“Të jesh i përgatitur mund të shpëtojë jetë. Ne kemi kaluar tashmë disa valë të nxehti në mbarë botë. Në këtë studim, ne tregojnë që qeveritë e shteteve të ndryshme duhen të përgatiten për situata emergjente”, tha profesori Dann Mitchell, i cili ishte bashkëautor i studimit.

Në studim vihet theksi te vendet që deri tani nuk kanë kaluar situatë të rëndë si pasojë e të nxehtit. Ato konsiderohen të rrezikuara pasi nuk janë të përgatitura. Studiuesit kanë ngritur alarmin veçanërisht për Afganistanin, i cili është duke kaluar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor, që sipas OBSH-së, është në prag kolapsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos