U kap me 1 kg kanabis, Singapori gati të ekzekutojë 46-vjeçarin

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 16:00 | Bota
U kap me 1 kg kanabis, Singapori gati të ekzekutojë 46-vjeçarin

Singapori pritet që të varë një burrë i cili është dënuar për trafikimin e 1 kg lënde narkotike kanabis sativa. Sipas aktivistëve, Tangaraju Suppiah është dënuar me prova aspak solide.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se ekzekutimi i tij është planifikuar për të mërkurën.

Ky rast vjen pas një ekzekutimi tjetër të kryer vitin e shkuar. Bëhej fjalë për një burrë me probleme të shëndetit mendor, i cili kishte po ashtu akuza për posedim lëndësh narkotike.

Singapori ka disa prej ligjeve më të forta anti-drogë në botë, për të cilët ata thonë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë.

Ditët e fundit, anëtarët e familjes dhe aktivistë i dërguan letra presidentit të Singaporit Halimah Yacob në një lutje të minutës së fundit për mëshirë, ndërsa miliarderi britanik Sir Richard Branson ka bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit dhe rishikimin e rastit.

"Unë e di që vëllai im nuk ka bërë asgjë të keqe. I bëj thirrje gjykatës që të shqyrtojë çështjen e tij nga fillimi," u tha gazetarëve motra e Tangaraju, Leela Suppiah, në një konferencë shtypi.

Ligjet e Singaporit urdhërojnë dënimin me vdekje për rastet e trafikimit të drogës, ndërsa për korrierët ka dënime më të vogla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos