Publikohet lista e "Forbes": 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 12:21 | Sporte të tjera

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën me 10 sportistët më të paguar për vitin 2023, ku renditja kryesohet nga Cristiano Ronaldo me një pasuri prej 136 milionë dollarësh. Për CR7 ky vit nuk ka qenë shumë i mirë në aspektin profesional, mirëpo sa i përket “xhepit” duket të jetë periudha më e mirë.

Më pas, Ronaldo ndiqet nga “kundërshtari i tij i përjetshëm”, Lionel Messi me 6 mln dollarë më pak. Në treshen e më të paguarve është edhe 24-vjeçari Kylian Mbappe. Në listë ka edhe basketbollistë si LeBron James apo tenisti Roger Federer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos