
Flamurtari konfirmohet si skuadra më e mirë e basketbollit shqiptar për femra. Ekipi vlonjat u kurorëzua kampion për sezonin 2022-2023, pasi triumfoi me shifrat 80 me 73 në finalen e katërt përballë Partizanit.
Vajzat kuqezi fituan serinë e finaleve me rezultatin e përgjithshëm 3 me 1 dhe në fund ngritën trofeun. Ky ishte titulli i tretë me radhë për Flamurtarin e femrave në basketboll dhe i 25-ti në historinë e klubit.
Vajzat vlonjate kanë qenë kryefjala e dy dekadave të fundit në këtë disiplinë, duke triumfuar 16 herë në 18 sezone. (A2 Televizion)